Plenumi i Mësimdhënësve kërkon nga Gjykata kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 13 dhe 14 të statusit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës. Plenumi pretendon se këto nene janë antiligjore pasi I pamundëson anëtarëve të SASHKut që të mos mund të largohen nga sindikata në afat prej 3 vjetëve. Me këtë sipas Plenimit SASHK-u manifeston frikë nga ikja e anëtarëve andaj edhe kanë vendosur nene kufizuese për ti mbajtur anëtarët.

 Ne si Plenum i Mësimdhënësve shkaku i nenit kontestues në statusin e Sashk-ut 13 dhe 14 i kushtëzon anëtaret e Sashk-ut nuk guxojnë të largohen prej sindikate në afat prej 3 viteve – tha Enver Ajdini, përfaqësues I Plenumit të Mësimdhënësve.

Nga plenumi i mësimdhënësve gjithashtu akuzojnë SASHK-un për jotransparencë që ka çuar në humbjen e besimit të anëtarësisë.

Fshehtësia dhe jo transparenca krijon jo besim, shume anëtarë të Sashk-ut nuk kane besim tek udhëheqësia,ka shumë largime, udhëheqësia në krye me Jakim Nedellkov si kryetar, pastaj Dojçin Svetanovksi si kryetar nderi ,asnjëri tek Sashku nuk dinë se pagë marrin ata dy dhe sa shpenzojnë për darka e udhëtime, për ti mbajtur anëtarësinë e tyre, marrin masa dëshpëruese – deklaroi Vlatko Seguloski, përfaqësues i Plenumit.

Nga plenumi i mësimdhënësve nuk sqaruan nëse nisma e tyre në gjykatën kushtetuese ka të bëjë me ndonjë aktivitet të tyrin në drejtim të kalimit të Plenumit në organizatë sindikale të arsimit. Nga Sashk-u thanë se pas nismë se plenimit qëndrojnë struktura të caktuara por pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë. Jakim Nedellkov tha se SASHK-u jep llogari vetëm para anëtarësisë së vet.

Ne na fajësojnë që në mënyr jotransparent i shfrytëzojmë mjetet ,ata pyesin, e tash unë do të pyesë kush është Plenumi Mesimdhënësve që SASHK-u tu jep raport se ku janë shpenzuar mjetet, Sashk-u jep raport vetëm ndaj atyre që paguajnë për anëtarësinë, këtu jemi udhëheqësia e Sashk-ut, me kryetarë dhe sekretar të rajoneve – tha Jakim Nedellkov,kryetar SASHK-ut.

Përplasjet mes plenimit të mësimdhënëve dhe SASHK-ut janë të hershme dhe kryesisht kanë të bëjnë me kushtet në arsim, si dhe provimin ekstern që tani është anuluar nga Kuvendit me propozim të ministrisë së arsimit.