Karim Benzema nuk është duke u ftuar nga kombëtarja e Francës.

Sulmuesi i Real Madridit sërish ka mbetur jashtë listës së të ftuarve të ekipit të francez për ndeshjet kualifikuese të botërorit “Rusia 2018”.

E gjithë kjo pas skandalit seksual me Mathieu Valbuena, ku për të cilën gjë po vazhdojnë hetimet e policisë franceze.

Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë që trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk ka ftuar lojtarin madrilen, shumë figura të njohura botërore të futbollit po i dalin në mbrojtje të Benzemas.

Së fundi në intervistën për karrierën e tij, Michel Platini ka dalë kundër trajnerit francez.

“Si mund të mos e ftoni një lojtar të madh si Karim Benzema”, janë fjalët që Platini i ka dërguar trajnerit francez duke i bërë të ditur që duhet “ta ftojë atë në kombëtare, pasi ai nuk ka bërë ndonjë vepër aq të madhe siç po e bëjnë mediat botërore”.