Mbrëmë është plaçkitur një dyqan në Qendrën Klinike të Shkupit nga një person ende i panjohur i cili ka kryer vjedhje në vlerë prej 169.950 denarë.

Plaçkitja ndodhi rreth orës 18:35, kur një person i paidentifikuar, ka shfrytëzuar mundësinë kur ka qënë e hapur dera ndihmëse e dyqanit, duke hyrë brenda  përderisa  njëra nga punëtoret ka qënë duke e rregulluar përfitimin ditor, ku ky person e ka kanosur atë me thikë, ka marrë 169.950 denarë dhe ka ikur nga dyqani.

Policia njofton se po merren të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e kryesit të plaçkitjes