Rreziqet shëndetësore dhe përfitimet e marihuanës debatohen ashpër.

Studimet thonë se një cigare marihuanë mund të shkaktojë tek njerëzit depresion, vjellje, dhimbje kronike, sëmundje të syrit, përcjell Sovrani.info

Përveç kësaj, rreziqet shëndetësore të marihuanës nuk janë të qarta, veçanërisht kur bëhet fjalë për kancerin e mushkërive.

Duhet marrë parasysh një gjë kur bëhet fjalë për përdorimin e marihuanës dhe kancerin e mushkërive.

– Çdo lloj tymi mund të dëmtojë mushkëritë tuaja

“Pavarësisht është tym i duhanit ose tymi i marihuanës, mushkëritë tuaja vuajnë” thotë Robert Schwartz, PhD, shkencëtar i lartë në Qendrën për Varësinë dhe Shëndetin Mendor në Toronto. “Nëse jeni duke thithur tymë, nuk ka rëndësi lloji, po krijoni dëm”, thotë ai.

Për shkak të çështjeve ligjore, ende duhet të kryhen studime të kontrolluara mirë dhe gjithëpërfshirëse mbi efektet e marihuanës në mushkëri. Disa kimikate në marihuanë mund të jenë të shkaktojnë kancer, thotë Dr Brawley