Pink ka dëshmuar edhe njëherë se ka një zemër të madhe.

Gjatë fundjavës, këngëtarja bëri të ditur se do të dhurojë një shumë prej 500 mijë dollarëve për Kryqin e Kuq në përpjekje për të ndihmuar njerëzit pas uraganit Harvey i cili shkatërroi Houston, bregun e Teksasit dhe zonat përreth.

Kryqi i Kuq falënderoi përmes Twitter-ut, këngëtaren, duke shkruar: “Faleminderit për donacionin prej gjysmë milion dollarë në përpjekje për të ndihmuar @RedCross #HurricanHarvey”.

Përveç saj, Justin Bieber është i famshmi i radhës që premtoi fonde për të ndihmuar njerëzit në Teksas.

Të shtunën, këngëtari kanadez postoi një video në Instagram me një mesazh për ata që u prekën nga stuhia fatale.

“Duke shikuar këto foto nga Uragani Harvey, dua të them se më vjen keq për të gjitha familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre, dhe njerëzit që humbën jetët. Unë do të japë 25 mijë dollarë për Kryqin e Kuq”, shkroi Bieber.