– LSDM-ja sot i kumtoi kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale 2017 në tridhjetë komuna. Për Qytetin e Shkupit e propozoi Petre Shilegov.

Për kandidatë për komunat e Shkupit i propozoi Zllatko Marin në Aerodrom, Velimir Smilevski në Butel, Borçe Georgievski në Gazi Babë, Aleksandar Naumovski në Gjorçe Petrov, STefan Bogoev në Karposh dhe Filip Temelkovski në Kisela Vodë.

Në komunat e tjera të Maqedonisë, kandidat i LSDM-së për komunën e Haraçinës do të jetë Milikije Halimi, në Bogdanci – Bllashko Shapov, Bërvenicë – Mirko Stojanovski, Vallandovë – Pero Kostadinov, Vevçan – Sasho Jankoski, Vinicë – Ivica Dimitrov, Demir Kapi – Lazar Petrov, Zelenikovë – Borçe Gievski, Jegunoc – Darko Bllazhevski, Karbinci – Jordan Nasev, Konçe – Bllagoj Iliev, Krivogashtan – Rubiçno Shefterovski, Krushevë – Tome Hristoski, Mogillë – Jasmina Gulevska, Novaci – Lube Kuzmanovski, Novo Sellë – Boro Stojçev, Ohër – Jovan Stojanovski, Pehçevë – Dragan Trençevski, Sopishte – Dalibor Bogdanovski, Çashka – Goran Stojanovski dhe për komunën e Shtipit – Bllagoj Boçvarski.

LSDM-ja do të informojë në mënyrë shtesë edhe për kandidatët në komunat e tjera, kur ato do të konfirmohen.