Turistët janë larguar të tmerruar nga bregdeti i Benidormit, në Spanjë, pasi një peshkaqen 3 metra i gjatë doli papritur në breg.

Një nga dëshmitaret, Julie Roberts, ishte duke notuar në det, kur vuri re fillimisht pendën e peshkut gjigant dhe mishngrënës.

Ndërkohë, shumica e turistëve u larguan nga ujërat, por kishte edhe nga ata ‘trima’ që u panë duke bërë sa më shumë fotografi të peshkut gjigant.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, duket që një notar pranë peshkaqenit nuk është i vetëdijshëm për bishën pranë tij.