Drejtësia serbe pranoi sot shpalljen fajtor të pesë serbëve për krime lufte kryer kundër myslimanëve të Serbisë gjatë konfliktit që shkatërroi Bosnjen nga viti 1992 deri në 1995.

Ata dyshohen se kanë qenë anëtarë të një grupi paraushtarake serb, që, më 27 shkurt 1993, ndaluan një tren në një stacion të vogël hekurudhor në kufijtë e Serbisë dhe Bosnjes.

Njëzet persona, kryesisht myslimanë të Serbisë, me origjinë nga rajoni i Novi Pazar, ishin detyruar të zbrisnin me forcë, përcjell Atsh.

Novi Pazar është qyteti kryesor i rajonit serb të Sandzakut, me shumicë boshnjake myslimane.

Pas torturave ata ishin vrarë. Trupat e tyre të pajetë ishin hedhur në lumin Drin.