Ky është përqafimi i fundit i kësaj nënë që shtrëngon në krahë foshnjen e saj të vdekur.

Foshnja 40-ditëshe u mbyt vetëm pak metra larg bregut, pasi anija e tyre u përmbyt.

Nëna nga Rohingya, po përpiqej që të largohej nga dhuna në Myanmar, së bashku më bashkëshortin dhe dy djemtë e saj binjakë, por njëri nga djemtë humbi jetën në mënyrë tragjike.
Fotografia dëshpëruese e djalit të vdekur me nënën e tij u realizua në juglindje të Bangladeshit nga fotografi Dar Yasin.

“Bashkëshorti i saj iu afrua së bashku me njërin nga djemtë e tyre binjakë, i cili kishte vdekur,”-rrëfen ai. “Ajo mbajti në krahë djalin që ishte gjallë dhe djalin tjetër që kishte vdekur.”

Yasin tha se varka me të cilën refugjatët po udhëtonin, që përmbante 45 anëtarë të së njëjtës familje, u përmbys vetëm pak metra larg bregut. Por ishte shumë larg për të shpëtuar foshnjen.

Refugjatët janë midis qindra mijëra myslimanëve të Rohingya që kanë ikur nga Burma për t’i shpëtuar persekutimit të qeverisë budiste në pushtet.