Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Behgjet Pacolli, është takuar këtë javë në Nju-Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me homologun e tij malazias, Sërgjan Darmanoviq.a

Temë kryesore diskutimi ndërmjet Pacollit dhe Darmanoviqit ka qenë marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Por, Mali i Zi duket të mos jetë bindur që të rishikohet marrëveshja aktuale e demarkacionit të kufirit me Kosovën, të cilën ai tashmë e ka miratuar në Kuvendin e vet.”Sot ministri ynë i jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e jashtëm të Malit të Zi, por tani më kjo nuk është çështje ndërshtetërore, është kryekëput vendim i institucioneve të Kosovës, kështu që përgjegjësia është e Kosovës”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.Thaçi ka shtuar se “çështja e kufirit me Malin e Zi është jetike dhe duhet të kalojë në parlamentin e Kosovës”.
Ai ka theksuar se gjatë takimeve që ka pasur kreun e Komisionit Evropian, Donald  Tusk, dhe me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i është bërë e qartë se “qëndrimi i Bashkimit Evropian është qëndrim unik dhe i qartë; pa ratifikim të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.Presidenti kosovar i ka bërë thirrje spektrit politik në vend për t’u bërë bashkë dhe për ta kaluar çështjen e demarkacionit, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në të gjitha vendet e BE’së.”Nuk kemi kohë për të humbur dhe ritheksoj edhe në këto momente kërkohet që të bashkohemi të gjithë dhe të kaloj ky proces dhe t’i japim fund izolimit të padrejtë që po u ndodh qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi. /Express/