Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 92 të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, kumtuan sot autoritetet lokale.

Administruesi i territorit Masisi, Dijodone Tshishiku, theksoi se ekipet e shpëtimit në qytetin Bihambe gjurmojnë pas personave të zhdukur.