Pas një fillim kampionati për t’u duartrokitur, Ivan Perisic është gati për zgjatur bashkëjetesën me zikaltërit e Interit deri në vitin 2022, me një pagë që tashmë kap shifrën e 4.5 milionë eurove, por që nuk ka të përfshirë asnjë klauzolë.

Një pagë e njëjtë me atë të Icardit, që i shkon për shtat lojtarëve të mëdhenj e që e trajton si një super futbollist kroatin Perisic. Këta dy lojtarë janë emra të rëndësishëm që Interi ka dashur t’i barazojë edhe në çështje financiare.

Kroati u kërkua me ngulm gjatë verës nga Manchester United, por drejtuesit e klubit zikaltër nuk ranë dakord për shitjen e tij.