Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e BE dhe atë të SHBA-së. Takimi që u zhvillua në selinë e kryeministrisë, ka zgjatur për rreth 1 orë.

Mësohet se Rama ka informuar ambasadorët për prioritetet e qeverisë, që i ka bërë publike edhe më herët.

Takimi vjen një dite para se Rama të mbledhë deputetët e grupit  parlamentar.

Ndërsa të shtunën në orën 10, është caktuar edhe zhvillimi i seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar.