Christian Panucci e nis mbarë me Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore të pastër përballë Lihtenshtejnit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Të dy golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan në pjesën e dytë, fillimisht ishte Odise Roshi në minutën e 54’ dhe Ansi Agollit në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria forcon vendin e tretë më 12 pikë, katër më pak se sa Spanja dhe Italia që takohen më vonë në Santiago Bernabeu.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta zhvillojë më 5 shtator ndaj Maqedonisë.


Ansi Agolli Goal HD – Albania 2-0 Liechtenstein… by albania24