19 kandidatë janë paraqitur në konkursin për kryeprokurorin e ri i cili duhet të zëvendësojë Marko Zvërlevskin. Mes tyre jozyrtarisht ka shumë kandidat që edhe publikisht kanë shprehur pretendimet për këtë post, si avokati Zvonko Davidoviç, Aleksandar Tortevski, Aleksandar Nakov, Toni Menkinovski, Arben Golja, Stevica Sarkovski, Elenko Millanov, noterja Llorija Vanevska, profesori Sejfulla Osmani, prokurori Lubomir Joveski dhe gjykatësi Numan Limani.
Sipas javores “Fokus”, pretendues më serioz për këtë post rezulton të jetë Lubomir Joveski i cili ka qenë për dy vite në Këshillin e Prokurorëve dhe ka qenë një prej dhjetëra zëvendës prokurorëve të Marko Zvrlevskit.
Konkursi ishte i hapur deri dje në mesnatë. Tani Këshilli i prokurorëve ka edhe dy javë të tjera për të dhënë mendim për kandidatët nëse janë të përshtatshëm për postin e kryeprokorit duke ua vlerësuar notat për punën e tyre si prokuror dhe përvojën.
Pasi të ketë mbaruar procesi i vlerësimit nga ana e Këshilli të Prokurorëve, radhën e ka Qeveria e cila duhet të bëjë përzgjedhjen e njërit prej 19 kandidatëve dhe këtë emër t’ia dërgojë Kuvendit për votim. Kryeprokurori i ri zgjidhet me me 61 vota deputetësh. Gjatë historisë së Maqedonisë, janë ndërruar 16 kryeprokuror dhe që të gjithë kanë qenë meshkuj.
Ferikan Iljazi /SHENJA/