Real Madrid ka bërë planin për transferime për verën e vitit 2018, ku pritet të vijnë dy sulmues të mëdhenj

Real Madrid gjatë kësaj vere nuk transferoi ndonjë sulmues, çka shihet probleme kryesorë për skuadrën e Zinedine Zidane.

Por, presidenti i Realit, Florentino Perez tashmë ka bërë gati planin për verën e vitit 2018, ku pritet të përforcojë pikërisht repartin e sulmit.

Dëshirat e tij janë sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane dhe sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruan Daily Express.

Kane prite të kushtojë rreth 120 milionë euro, ndërsa Sanchez do të vinte si lojtar i lirë, pasi ka kontratë me Arsenalin vetëm deri më 30 qershor 2018.

Këtë verë Reali nuk bërë ndonjë transferim të madh, pasi lojtari më i shtrenjtë ishte Theo Hernandez nga Atletico Madrid për 26 milionë euro.