Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, shprehet i lumtur për qëndrimin Crstiano Ronaldos dhe Gareth Bale në “Santiago Bernabeu”. Numri një i “Los Blancos” ka thënë se asnjëherë nuk ka dyshuar në qëndrimin e yllit portugez dhe atij uellsian.

Gjatë kësaj vere u përfol se Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid, ndërsa për Bale u tha se do të transferohet te Manchester United.

Perez thotë se edhe ai ka qenë i shqetësuar rreth hetimeve ndaj Ronaldos për evazion fiskal, por, sipas tij, asnjëherë nuk është menduar largimi i Ronaldos.

“Edhe unë isha i nervozuar me çështjen e taksave. Nuk besoj se Ronaldo ka menduar largimin. Ai më ka thënë se ndjehet i lumtur në klubin më të madh në botë”, ka deklaruar Perez.

Presidenti madrilen për Bale theksoi: “Ai është një nga lojtarët tanë të mëdhenj dhe jemi të kënaqur me të. Ne nuk morëm asnjë ofertë për të gjatë verës”.