Arrestohet në Divjakë i riu i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për përdhunimin e ish bashkëshortes së tij në Tiranë.

Juljan Rustami, 23 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Fierit.

Juljan Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale, pasi ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Përndjekja”, shtojnë njëjtat burime.

Ai u shpall në kërkim më 15 shtator, pas denoncimit të bërë nga ish bashkëshortja e të riut, XH.M, 21 vjeçe. Ajo tha në dëshminë e saj para efektivëve të komisariatit numër 4 në Tiranë, se ish burri e ka përdhunuar në banesën e motrës së saj, më 14 shtator.