Pepe, mbrojtësi portugez, nuk ka fjalë të mira për tifozët e Real Madridit
Pepe gjatë kësaj vere nga Real Madridi u transferua te gjiganti turk, Besiktas. Ai në Stamboll është befasuar me tifozët e klubit turk, Çarşi, të cilët janë të flakët.
“Tifozët e Besiktas janë fantastikë. Me tifozët që kemi në Besiktas lojtarët janë të motivuar që të bëjnë gjëra të mira”, ka deklaruar Pepe për La Sexta, përcjell Express.
“Kurse, në Madrid duhej të motivonim vetë, sepse tifozët nuk ishin aq emocionalë”, ka theksuar Pepe, i cili nuk do ta harroj asnjëherë Real Madridit pasi ka kaluar 10 vite të suksesshme në ‘Santoiago Bernabeu’.