Kryeministri Edi Rama duket se ka reflektuar pas kritikave për shkrirjen e ministrisë së Integrimit.

Mësohet se në dekretet që Rama ka dërguar në Presidencë ka një ndryshim në emërtimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kështu do të quhet ministrja që do të drejtojë Ditmir Bushati, pas shkrirjes së ‘Integrimit’.

Vendimi i Ramës për ndryshimin e emërtimit erdhi edhe pas deklaratës kritike të ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin pak ditë më parë.