Pele thotë se është i lumtur që Cristiano Ronaldo e ka kaluar me gol për Kombëatre, por insiston se ka rrugë të gjatë përpara për të kaluar në total

Legjenda braziliane, Pele ka thënë se e ka uruar Cristiano Ronaldon që e ka kaluar me gola për Kombëtare, por thotë se atij i duhet suhmë punë për ta kaluar edhe me gola për klube.

 Pele në tërë karrierën e tij ka shënuar 1.283 gola, edhe një herë më shumë se sa ka Ronaldo momentalisht.

“Natyrisht që janë kohë të ndryshme. Por, e bukura e futbollit janë golat. Unë e shfrytëzova mundësinë për të përgëzuar Ronaldon. Tani ai duhet të shënoi më shumë se sa 1.283 gola”, tha Pele.

Ronaldo me het-trikun ndaj Ishujve Faroi u bë lojtari i pestë me më së shumti gola me Kombëtare, duke lënë Pelen në vendin e gjashtë.