Legjenda e Brazilit, Pele mendon se Neymar ka bërë vendim të duhur që i largua nga Barcelona
Neymar befasoi të gjithë kur vendosi që të largohet nga Barcelona dhe të transferohet në Paris Saint-Germain.
Legjenda e Brazilit, Pele mendon se sulmuesi brazilian ka bërë vendim të duhur që i largua nga Barcelona.
Sipas Peles kjo ka qenë rruga më e mirë e Neymarit për të dalë nga hija e Lionel Messit në Barcelonë.
“Për momentin lojtari më i mirë në Brazil është Neymar dhe unë mendoj se kalimi në PSG për të është shumë i mirë, sepse kishte një konkurrencë të madhe me Messin në Barcelonë”, tha Pele për Marca.
“Unë mendoj se kjo është një mundësi e mirë për të. Tani ai mund të tregoj se çfarë është i afet të bëjë”, ka theksuar ai.