Në vitin 2014, populli me të drejtë vote i Zvicrës kishte votuar iniciativën kundër pedofilisë. Në tekstin e inicativës së votuar ishte shkruar se të gjithë ata që kanë kryer akte kriminale seksuale mbi fëmijët nuk do të kenë të drejtë kurrë më që rë punojnë me fëmijë.

Tash, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka filluar futjen e detajeve në ligjin përkatës, transmeton albinfo.ch. Një detaj i tillë është ai i cili kërkon që ndalimi i tillë i punës me fëmijë i shqiptuar njëherë, të mos mund të tërhiqet në asnjë rast më vonë.

Këshilli Federal ndërkaq kishte kërkuar që një ndalesë e tillë të mund të rishqyrtohej dhjetë vite pas dënimit. Ndërsa sipas qëndrimit të Dhomës së Kantoneve, mund të ketë përjashtime vetëm në rastet veçanërsiht të lehta. Një shembull i tillë është kur një i ri mbi 16-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një të re nën 16 vjeç.