Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) po shqyrton disa kandidatura për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Nga kjo parti ende nuk ka një vendim zyrtar për nominime të kandidatëve por nga ajo përflitet në opinion  janë disa kandidatura, ish deputet dhe funksionar partiak që po shqyrtohen  për nominime.  Janë kryesisht kandidat që  kanë garuar edhe në cikle të kaluara zgjedhore për PDSH dhe që kanë pësuar fiasko sidomos në zgjedhjet e fundit dhe në zgjedhjet e kaluara. Në sytë e  opinionit  Në Nshihet si  tentim “shtrydhja ” e fundit  që ju bëhet këtyre figurave partiake para pensionimit politik   nga kreu i PDSH-së.

Nga kandidatët më të përfolur janë:

Për komunën e Gostivarit PDSH po shqyron kandidaturën ish-deputetit i PDSH-së, Gazmend Aliu, por në kombinim  nuk mund të përjashtohet mundësia të jenë edhe figura të tjera të kësaj partie në Gostivar.

Njëri kandidatët më të përfolur të PDSH-së për komunën e Likovës është  edhe ish deputeti Orhan Ibrahimi  – nënkryetari i PDSH, përndryshe i njohur edhe me pseudonimin “Bokseri” pas zënkës me grushta  që ndodhi në parlamanet me  bashkëvendasin e tij Rexhail Ismailin e  BDI-së.z Ibrahimi   ishte edhe kandidat për deputet , bartës  liste i PDSH-së për zonën e Kumanovës në zgjedhjet e fundit parlamentare , mirpo nuk arriti të merte  votat e nevojshme  për tu bërë deputet edhe për këtë mandat parlamentar. Si kandidaturë tjetër e  mundshme nga kjo zonë, përmendet  edhe  emri i Ragmi Isufit, kryetar aktual i degës së PDSH-së në Likovë. Kjo degë   javëve të fundit ka përjetuar edhe krizën më të thellë që nga ekzistimi kësaj partie. Aktivist të shumtë, bile edhe nëndegë të tëra kanë braktisur këtë parti dhe janë rreshtuar  në anën e Aleancës së Ziadin Selës si psh. rasti i fundit i kalimit nëndegës së fshatit Cerkez të Kumanovës.

Në Komunën e Sarajit garës së 15 tetorit  do ti hyjë edhe ish deputeti  tjetër, i zëshvm i kësaj partie Bekim Fazliu.

Edhe në komunat tjera PDSH-ja , shqyrton kandidaturat e saja megjithëse ështa pa shanse reale për të fituar.  Si komunë e vetme ku PDSH ka pritshmëri për të fituar llogarisin vetëm komunën e Studenicanit edhe atë falë punës së suksesshme të kryetarit aktual  të kësaj Komune  Azem Sadikut , i cili thuajse e ka të garantuar kandidimin edhe për një mandat .

PDSH synon  rezultat pozitiv   edhe në komunën më të rëndvsishme shqiptare   ku tradicionalisht ka patur mbështetjen më të madhe , Tetovën . Në këtë komunë si kandidat të mundshëm lakohen disa emra, po si duket nga burime të pakonfirmuara më së shumti përmendet emri i Hasan Lumës, por nuk përjashtohet mundësia edhe e kandidimit të një avokati  të njohur tetovar me të cilin vijojnë bisedime intenzive ditëve të fundit.

Në Komunën e Taercës më se e sigurtë është kandidatura e Faruk Beadinit, edhe pse nuk është zyrtarizuar, por flitet se kjo  tashmë është e vendosur dhe së shpejti do të zyrtarizohet.

Në komunat  Zhelinë, Bogovijë dhe Brvenicë me gjithë problemet që ballafaqohet në gjetjen e kandidaturave për kryetar komune ka probleme të theksuar edhe në  gjetjen dhe plotësimin e listave për këshilttarë komunal dhe ka të ngjarë që në disa prej këtyre komunave edhe të mos nxjerrin kandidat fare.

Ditë më parë PDSH, publikoi edhe emrat e kandidatëve për Strugë dhe Dollnen, afaristin nga Veleshta Pëllumb Vllashin, pa shanse minimimale për të fituar dhe  Eroll Abdiun  nga dollneni të njohur në opinion si njeriun   fajtorin kryesor të humbjes së kandidatit shqiptar në zgjedhjet  e 2013  kur votat shqiptare i drejtoj në llogari të VMRO-DPMNE-së

Si do që të jetë këto zgjedhje janë  të një rëndësie të vecant  për  “jetë a vdekje” të PDSH-së, pas tkurrjes që përjetoi në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit. Mbase edehe  mund të thuhet jan zgjedhjet që do të caktojn fatin e eksistimit të mëtejmë të  vetë partisë, sigurisht edhe të liderit të saj Menduh Thacit. /fol.mk