Gjatë fjalës së saj në Shkollën Europiane Verore ditën e sotme, ambasadorja e BE-së Vlahutin u shpreh se Komisioni Evropian nuk mund të jetë gati për të çelur negociatat me Shqipërinë, nëse nuk çohet para procesi i Vettingut dhe nëse nuk merren hapa të rëndësishme për të luftua drogën.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila përmes një njoftim për mediat ka përshëndetur qëndrimin e ambasadores së BE-së.

“Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi”, thuhet në deklaratën e PD.

“Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit. Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi.

Kjo do të thotë se ecuria e integrimit evropian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit.”, -thuhet në njoftimin për mesdiat të PD-së.