Paulinho e dëgjoi këshillën e Messit duke nënshkruar me klubin katalan gjatë afatit kalimtar të verës.

Paulinho ka bërë të ditur një bisedë me Leo Messin gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Brazilit. Sulmuesi i kishte bërë thirrje që t’i bashkohej te skuadra e Barcelonës.

Paulinho e dëgjoi këshillën e Messit duke nënshkruar me klubin katalan gjatë afatit kalimtar të verës.

“Messi më kishte thënë: A do të vish në Barcelonë apo jo? Çfarë i kam thënë? Nëse më dëshiron, unë do të vij”, u shpreh braziliani.