Mesfushori brazilian, Paulinho ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës

Tifozët dhe kritikët e kishin kritikuar Barcelonën për transferimin e Paulinhos për 40 milionë euro.

Por, lojtari ka filluar të përshtatet shumë mirë në skuadrën e Ernesto Valverdes, ku në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Paulinho u është përgjigjur edhe kritikëve, duke thënë se nuk ka çfarë t’i dëshmojë askujt.

“Nuk kam nevojë t’u dëshmojë asgjë atyre që dyshojnë në mua, por vetëm bashkëlojtarëve dhe Barcelonës”, tha Paulinho për mediat spanjolle.

“Gjëja më e mirë është që të shënojë gola dhe më shumë se kjo është të fitojmë ndeshjet. Jam i lumtur me dashurinë e tifozëve, sepse ata janë të lumtur me mua”.