Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të 19 pyetjeve të shtruara nga Lëvizja Socialsite për integrim në seancën parlamentare, ku njëra ndër to kishte të bënte me arsimin.

Pyetja vinte në fokus shqetësimin e nivelit të lartë të analfabetizmit funksional dhe se çfarë plani kishte qeveria për uljen e saj. Në përgjigje kryeministri ka folur për reformën e kurrikulave, por në këtë moment ka gjetur një shans për të goditur ashpër Akademinë e Shkencave, të cilës i hoqi para disa ditësh financimin që ky institucion merr nga shteti.

Pyetja:Cilat do të jenë masat që do të merren nga qeveria për eleminimin e analfabetizmit funksional dhe braktisjes së shkollës?

Rama: Në fakt rezultatet e para të betejës ndaj analfabetizimit funksional kanë nisur me zbatimin e kurrikulës së re dhe ne jemi të bindur që brenda këtij mandati me mbylljen e kurrikulës dhe të të gjithë teksteve të reja, që për fat të mirë nuk i ka aprovuar Akademia e Shkencave, por Oksfordi etj… kemi besim se rezultatet do të jenë pozitive.

Në lidhje me reformën e shumëdebatuar në administratë, kryeministri është shprehur se do të ketë largime nga puna, por qeveria e majtë është e qartë se shumica e administratës është e shëndetshme, ndryshe nga pjesa e kalbur, e cila do të pastrohet.

Rama: Mos u shqetësoni, administrata për ne është një  aset.. Pa diskutim që pjesa e shëndetshmë e administratës është më e madhe se pjesa e kalbur dhe padiskutim që në të gjithë rikonstruksionin tërësor, do të ketë një vëmendje të posaçme për të ruajtur çdo aset me vlerë, qoftë në shërbimin civil qoftë në administratën shtetërore.