Këngëtarja e njohur Adele do shfaqet për herë të parë si aktore në filmin ‘Oliver’.Ajo do mbajë rolin e Nancy dhe ka nisur punën seriozisht për tu përshtatur sa më shpejt.“Do ishte një nder i madh për mua që të isha pjesë e saj.
Ajo thotë se djali i saj 4-vjeçar do të jetë prioriteti i saj për këtë moment, por ai e ka vlerësuar këtë ofertë. Do jetë një sfidë e re për të dhe ajo po punon fort për të,” – tha një burim i afërt i saj për The Sun.
Ndërkohë dihet se Adele sapo ka përfunduar turneun e saj për këtë sezon veror dhe do përgatitet për filmin, i cili nuk dihet se kur do transmetohet. Nuk dihet nëse ajo do këndojë në këtë muzikal pasi nuk ka deklaruar asgjë.