Dhjetë vjet e tetë muaj burg si dhe 3500 euro gjobë: Ky është dënimi që kërkoi Prokurori i Përgjithshëm Guido Cocco i pyetur nga akuza në lidhje me përdhunuesin serial të arrestuar në Teramo, Itali, shqiptarin Enriges Kavalli.
Kavalli u akuzua në nëntor 2016 se përdhunoi një infermiere në Qendrën e Shëndetit Mendor, në Avezzano dhe ai u raportua nga mediat se ishte i sëmurë mendor. Por, edhe tre vite më parë, kur ishte 16-vjeç, Kavalli kishte përdhunuar një punonjëse sociale.
Konsulenti i prokurorisë që gjykoi gjendjen mendore të Kavallit, Paolo Capri, profesor i kriminalistikës dhe psikologjisë ligjor si dhe ekipi i tij, provuan se shqiptari ishte i vetëdijshëm kur kreu abuzimet, se ishte mjaft i qartë për aktet që kishte kryer dhe ishte person i integruar në shoqëri.