Të gjitha gazetat janë mbushur me lajmin se Kylie Jenner është shtatzënë me fëmijën  e saj të parë, dhe tani thuhet se 20-vjeçarja do të herë dorë nga “jeta në qendër të vëmendjes”.

Kylie ka qenë gjithmonë e hapur në lidhje me dëshirën për të qenë nënë dhe madje ka shkuar aq larg sa që ka thënë se do ta fshinte edhe llogarinë e saj në Instagram pasi të bëhej me fëmijë.

“Kur unë të kem një fëmijë, nuk do të jem më në Instagram. Ndoshta do ta fshijë atë”, ka thënë ajo për Elle UK në vitin 2015.

Kylie shtoi: “Do të doja të kisha një familje dhe të ndërtoja një shtëpi në fermë dhe të jem vetëm me fëmijët e mi, të hedhë telefonin dhe të jetojë jetën time”.

Nuk ka ende ndonjë konfirmon në lidhje me shtatzëninë nga Kylie as nga i dashuri i saj Travis Scott.