Ish-banorët e Big Brother, Musa dhe Dona i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, që filloi brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.
Menjëherë pas ndarjes Dona është parë në shoqërinë e një prej ‘ish-armiqve të saj’ brenda shtëpisë. Kujtojmë se Dona dhe Elsamedi nuk ishin shumë dashamirës ndaj njëri-tjetrit.
Një nga shkaqet ishte Ambra, shoqja e Donës, e cila hyri brenda shtëpisë si partnerja e Elsamedit. Me sa duket ata kanë lënë pas inatet e vjetra dhe duken shumë miq.
Nuk dihet nëse mes tyre ekziston diçka më shumë se miqësia.