Uragani Maria është përforcuar në një stuhi të kategorisë së 3, ndërsa është drejtuar për nga Karaibet, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Maria u intensifikua shpejt në një stuhi të madhe, sipas QKU në Amerikë. Syri pritet të lëvizë përmes Ishujve Leeward më vonë të hënën. Qendra e stuhisë ishte rreth 60 milje (95 kilometra) në lindje të Martinikës, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 120 km /h.

Stuhia po merr drejtimin për nga ishujt e shkatërruar nga uragani Irma, në drejtim të Puerto Rikos, Republikës Dominikane dhe Haitit. Maria pritet të arrijë forcim të mëtejshëm gjatë 48 orëve të ardhshme, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve. Stuhia mund të përfundojë me erëra deri në 150 mph të martën, gjë që do ta bënte atë një stuhi të Kategorisë 4.