Pas humbjes 1-0 ndaj Manchester Cityt, trajneri i Chelseas, Antonio Conte ka befasuar të gjithë pasi ka deklaruar se ndihet i lumtur me atë që dha skuadra në fushën e lojës.

“Ne dhamë gjithçka sot, jam i lumtur me atë që dhanë lojtarët e mi në fushë. Ata kishin vullnetin për të luftuar kundër një ekipi të fortë. Është logjike kur luani tre ndeshje në shtatë ditë, rrezikoni diçka”, ka thënë Conte.

Kjo humbje e rendit Chelsean në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa City kryeson tabelën me 19 pikë, po aq sa ka edhe Manchester United.