Ka qenë mjaft e vecantë kjo mbrëmje e 20-vjetorit të emisionit “Opinion”. Kryeministri Edi Rama është ulur për herë të parë në karrigen e drejtuesit të emisionit, dhe përballë tij, në vendin e të ftuarit ka pasur Blendi Fevziun, gazetarin që e ka moderuar prej ditës së parë “Opinionin”.

Të vendosur në sheshin “Nënë Tereza” ku mbahet ceremonia që përkujton 20 vjet “Opinion”, kryeministri Rama u vu në rolin e gazetarit dhe përmes pyetjeve të tij u mundua të zbulojë anën njerëzore të Blendi Fevziut, dëshirat dhe pasionet e tij, anën e brendshme përtej gazetarit të talentuar që shohim në ekran.

Rama: Fevzi urime për këtë aventurë 20 vjecare, edhe dua të pyes duke nisur nga një shprehje që ke përdorur dikur: Asgjë nuk dimë, përderisa nuk dimë ditën që do të vdesim

(Fevziu ndërhyn)

Rama: Mos më ndërprit të lutem se je i ftuar,

Fevziu: Ka mundësi të më japësh kohën time

Rama: Është e rëndësishme pyetja se mbase mund t’i tregosh njerëzve që ke dhe ti një zemër, një jetë të brendshme shpirtërore.

Ne shqiptarët dimë që kur kapim telekomandën maksimumi në klikën e tretë del ti

A ka ndonjë gjë që do e ndërrojë “Opinionin”?

Fevziu: Jo nuk besoj se ka, nuk do e ndërroja

Rama: Mbas 20 vitesh mund të reflektohet që mund ti ndryshosh emrin

Fevziu: Është e vështirë, kam kontribut personal në të, dhe nuk ti ndërroj përsakohë emisioni është i ndjekur.

Kutjojme se kryeministri Edi Rama ne profilin e tij zyrtar ne rrjetin social Facebook, shperndan cdo aktivitet te tijin LIVE, ne ERTV, televizion me inicialet e emrit te tij, sic ai e ka pagezuar.