Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga ana e ambasadorit Donald Lu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Basha ka sqaruar se ku i shpenzon paratë kryeministri i vendit Edi Rama.

Sipas Bashës, paratë që qeveria shqiptare duhet të shpenzojë për librat e nxënësve, Rama i harxhon për bileta avioni dhe orendi zyrash.

Ja postimi i Bashës:

Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ” Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:

Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:

1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.

2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.

Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.

Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.