Ndarja e Irakut apo Sirisë mund të çojë në konflikt global, ka thënë sot ministri i Mbrojtjes i Turqisë, teksa tanket turke janë vendosur në kufi me Irakun para referendumit të planifikuar kurd për pavarësi.

“Një ndryshim që do të thotë shkelje e integritetit territorial të Irakut përbën rrezik të madh për Turqinë. Shkatërrimi i integritetit territorial të Sirisë dhe Irakut do të ndezë një konflikt të madh dhe global me përfundim të paparë deri më tani”, ka thënë sot ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, transmeton Express.

Turqia, me një popullsi të madhe kurde në jug të vendit, druhet se referendumi për pavarësi kurde në Irak mund t’i japë guxim Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistain (PKK), e cila që nga vitet 1980 ka nisur një kryengritje në juglindje të Turqisë.