Reperi Capital T e ka përbyllur këtë sezonë shumë suksesshëm, si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte.
Pas këngëve “Andiamo” dhe “Hatixhe”, Capital T ka paralajmëruar diçka të re për muajin tetor.
“Priteni tetorin kur te ndrroj komplet frymën”, ka shkruar reperi në një foto të postuar në Instagram.
Megjithëse me këngën “Hatixhe” që është ripërpunim, ai solli një frymë të re, tashmë paralajmëron diçka edhe më ndryshe, e që pritet të shohim në vazhdim.