Këto fotografi kaq të ndryshme të po të njëjtit vend janë bërë para dhe pas zbarkimit të uraganit “Irma”, që duket se ka rrafshuar shumë nga ishujt e Karaibeve brenda disa orëve.
Imazhet dolën pak pasi Irma goditi Anguillan, Barbudan, Saint-Barthelemein, St Martin dhe Ishujt e Virgjër Britanikë.
Porto Riko dhe Ishujt Virgjër të Shteteve të Bashkuara duket se kanë pësuar gjithashtu dëme kolosale, ndërsa OKB-ja parashikoi se 49 milionë njerëz jetojnë ‘në rrugën që pritet të ndjekë stuhia’.
Fotot para dhe pas stuhisë, tregojnë shkallën e dëmtimit në St Martin dhe në Ishujt Britanikë, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën.
“Uragani ‘Irma’ është aq i fortë, sa mbart dyfishin e fuqisë të të gjitha bombave të përdorura në Luftën e Dytë Botërore”, bënë të ditur ditën e sotme ekspertët amerikanë.
Louis Uccellini, drejtor i Shërbimit amerikan të Motit, tha se ishte i shqetësuar për fatin e Floridas dhe bregut lindor të Karolinës së Veriut.
Ai paralajmëroi se “të gjitha rreziqet lidhen me këtë stuhi” do të jenë të katastrofale.
Ndërkohë, eksperti Kerry Emanuel, llogarit se Irma mbart dyfishin e fuqisë së të gjitha bombave të përdorura në Luftën e Dytë Botërore.
Deri tani, stuhia ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka lënë 23 të plagosur në territoret e ishujve franceze në Karaibe, raporton “The Independent”.