Pal Lekaj nga AAK duke folur në emër të koalicionit PANA ka kërkuar që të ndalet debati dhe të shkohet drejt e në votim.

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka folur për mocionin e propozuar në fillim të seancës, duke thënë se mocionet nuk parashtrohen vetëm kur dëshiron Kadri Veseli e as Lista Serbe. Ai e ka tërhequr mocionin dhe tha se ishte praktikë për ta dëshmuar varësinë e PAN nga lista serbe.

Veseli me të nisur seanca ka kërkuar që të bëhen dy votime, ajo për ndaljen e debatit dhe ajo për votimin e Qeverisë./Express/