Policia ka publikuar pamjet e operacionit ‘Vjeshtë 2017’ në Elbasan, ku janë bllokuar disa automjete luksoze si dhe disa asete, pasuri dhe ambiente të ndryshme të cilat dyshohet se janë vendosur në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 27 persona në Komisariat, kryesisht persona me precedentë penalë.