Policia londineze kumtoi se “pakoja e dyshimtë”, për shkak të së cilës pasdite për një kohë të shkurtër ishte evakuuar Lednhol Market në Sitin londinez, nuk është e rrezikshme.

Në kumtesën e policisë theksohet se pas kontrollit të pakos është konfirmuar se ajo nuk paraqet kurrfarë rreziku dhe e hapi tregun për punonjësit dhe vizitorët.

Luednhol Market, i cili ndodhet në qendër të Londrës, është i njohur për nga numri i dyqaneve dhe bareve, të cilat tërheqin një numër të madh të vizitorëve.