Pas prishjes së koalicionit LDK-AKR, kreu i kësaj të fundit, Behgjet Pacolli, do të takojë të hënën pasdite mandatarin për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.

Takimin me kreun e AAK’së, Pacolli e ka konfirmuar edhe vetë, pas takimit ndarës me Isa Mustafën e LDK’së.

Gazeta Express merr vesh se takimi do të zhvillohet rreth orës 17:00 dhe pritet që pas tij të dalin me vendimet përfundimtare për marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja në bashkëqeverisje PAN-AKR.

Ndryshe, AKR’ja nga sot është shkëputur nga koalicioni LAA.