Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës.

Ai në Facebook ka shkruar se Kosovën e presin sfida të mëdha, duke theksuar zhvillimin ekonomik.

“Kosova zgjodhi qeverinë e re. Urime! Sfida të mëdha na presin. Së bashku dhe me përkushtim për Zhvillim Ekonomik, punësim dhe perspektivë për Kosovën Evropiane”, ka shkruar në facebook Pacolli.

Partia e Pacollit do t’i ketë katër ministri në qeverinë Haradinaj.