Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, e ka dënuar gjuhën e Visar Korenicës, kandidatit për kryetarë të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Marrëdhëniet në mes popullit shqiptar të Republikës së Kosovës dhe atij Izraelit kanë qenë gjithherë të shkëlqyeshme dhe për këtë më së miri e dëshmon historia”, ka thënë Pacolli, përmes një komunikate për media.

“Gjuha dhe deklaratat me përmbajtje urrejtëse dhe elemente të forta anti-semitiste janë të papranueshme dhe duhet të dënohen jo vetëm nga Institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës, por, nga çdo qytetar ordiner”.

“Kosova dhe populli i saj gjithherë kanë qenë shembull i tolerancës ndër-etnike dhe ndër-fetare dhe kjo frymë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”.