Sharon Osbourne dhe bashkëshorti i saj Ozzy Osbourne kishin disa probleme në martesë ne tyre vitin e kaluara, pasi ajo zbuloi se Ozzy po e mashtronte.

Tani, Sharon ka zbuluar më tej se Ozzy nuk e ka tradhtuar vetëm me një grua, por ai ka pasur edhe pesë të tjera.

“Nuk kishte vetëm një grua, kishte gjashtë”, tha Sharon për The Telegraph.

“Kishe femra nga vende të ndryshme”, tha ajo.

Por, tani çifti është më i afërt dhe kanë një lloj tjetër dashurie.

“Tani është një dashuri më e thellë, sepse e respektoj shumë”, tha ajo.

“Ai me të vërtetë ka punuar për të qenë një person i mirë për familjen e tij”.