Implementimi i Marrëveshjes Kornizë është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian të vendit, për të cilën flasin edhe një sërë konkluzionesh të Këshillit të BE-së vitet e fundit, që tregojnë nevojën e shfrytëzimit të implementimi të përgjithshëm të së njëjtës, si gur themel për ndërtimin e mëtutjeshëm të shoqërisë demokratike me karakter multietnik, si kornizë për sigurimin e ardhmërisë së demokracisë në Maqedoni dhe si mundësi për zhvillimit të marrëdhënieve më të ngushta dhe më të integruara mes Republikës së Maqedonisë dhe komunitetit euro-atlantik, citohet në kumtesën e Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Qeveria, siç citohet, merr parasysh Procesin për Stabilizim dhe Asociim, detyrimet e marra me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, si dhe detyrimet nga dialogu për Aderim në Nivel të Lartë dhe Reformat Urgjente Prioritare, përmes të cilave, përgatitja e Propozim-ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve u bë pjesë e Planit 3-6-9 për zhbllokimin e proceseve euro-integruese, e cila u pranua gjerësisht si nga publiku vendas, ashtu edhe nga miqtë e shumtë ndërkombëtar të Maqedonisë.

Sipas rregullores, shtohet në kumtesë, Qeveria ka vendosur në këtë Propozim-ligj, që si pjesë e procesit të integrimit evropian, t’i japë Osmanit RVP numër 2017.0000.7414. apo të ashtuquajtur status të flamurit evropian.