Sonte në lokalet e ish komitetit Kumanovë u mbajt kuvendi zgjedhor me ç’rast u zgjodhen kandidatët për këshilltar në këshillin komunal të Kumanovës, ku për bartës liste u caktua Osama Muadini komunikolog ndërsa listën e pasojnë:
Bekim Zymberi politikolog
Arbana Islami pedagoge
Femi Halili jurist
Adnan Aziri adm publike
Lirie Aliti punë dhe politik sociale
Kuvendin e nderuan dhe përshëndetën me fjalimet e tyre kryetari i APSH Ziadin Sela , nënkryetari Elmi Aziri si dhe kryetari i degës Isuf Seferi.