Pas progresit me Ducatin në Silverstone, Jorge Lorenzo,  piloti nga Mallorca synon të bëjë akoma më mirë në Misano, çka do të konfirmojë edhe njëherë tjetër rritjen e tij profesionale. “Provat e zhvilluara disa javë më parë ishin mjaft pozitive dhe do të na shërbejnë për të krijuar një bazë të mirë në pistë që në ditën e parë.

Për më tepër që kjo është një nga dy pistat e mia të preferuara. Kam fituar disa herë dhe e ndjej se mund  të marrim një rezultat mjaft të mirë edhe këtë herë. Sigurisht që tifozët e Dukatit do të jenë një faktor i shtuar pozitiv për ne duke na dhënë gjithë suportin e tyre nëpër tribuna, ndaj dhe unë pres me padurim çastin që do të garoj për herë të parë me Ducatin në Misano”, ka thënë Lorenzo.