Nxënësit e shkollës fillore periferike “ Kirili dhe Metodi” në Straçincë orën e edukatës fizike në vend që ta kalojnë me aktivitete sportive të parapara me plan programin mësimor, ata ose qëndrojnë brenda klasave ose lëshohen në shtëpi. Në oborrin e kësaj shkolle ende janë prezent pasojat nga vërshimet e gushtit të 2016- tës. Objekti nga jashtë është tepër I dëmtuar ndërkaq rekuizitat jashtë shkollës janë tërësisht jashtë funksionit. Nxënësit e kësaj shkolle shprehin nevojën për ekzistimin e një salle sporti, ndërkaq familjarët e tyre shprehen të revoltuar për neglizhencën e institucioneve.

“Dëshiroj që shkolla jonë jashtë të jetë e mirë, të luajmë basketboll, futboll etj. Më pengon sepse oborri I shkollës është krejt me xhama”.

“ Ka xhama në oborrin e shkollës, shishe të thyera. Kur hynë veturat gomat u shpërthejnë, kur rrëzohemi ndonjëherë vritemi”.

“ Thonë që jashtë do ta rregullojnë, kinse nuk kanë kohë me tenderët që për ta rregulluar jashtë tjetër tender, unë e kisha bë vetëm atë oborr por këta kërkojnë tender. Shkolla ka nevojë që t’i vendoset një mur sepse kur bie shi dheu dhe gjithë balta ngjitet për këpucë, por ja nuk e rregullojnë”.

Alsat tentoi të bjer në kontakt me drejtuesit e shkollës por që atje na thanë se drejtoresha është në udhëtim zyrtar dhe nuk është e gatshme tani për tani të jep sqarime.

Rreth 100 nxënësit e këtij fshati shqiptar për vite kanë vuajtur mungesën e një objekti adekuat shkollor dhe hapësirat e nevojshme për ta. ALSAT disa herë ka sensibilizuar mbi hapësirat e brendshme të kësaj shkolle të cilat nuk kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e mësimit, ndërkaq vërshimet e vitit të kaluar shkatërruan thuajse tërësisht këtë institucion arsimor. Vetëm një muaj më parë, shkolla brenda është rinovuar , me mjete të donuara nga UNICEF. Por muret e jashtme të shkollës, lënë shumë për të dyshuar nëse siguria e nxënësve të kësaj shkolle është në nivelin e duhur./alsat-m